Ikja e Kurtit nga Prokuroria lë nam në mediat ndërkombëtare: Ndryshe pasqyrohej Thaçi e Haradinaj kur përballeshin me drejtësinë

Ikja e kryeministrit Kurti për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale, pavarësisht urdhëresës nga Gjykata, la një imazh të keq edhe në botë. Ballinat e mediave më prestigjioze ishin të mbushura me atë se si Kryeministri i Kosovës po refuzon vazhdimisht të dëshmoj në Prokurori për një rast të dyshuar korrupsioni. Megjithatë, ndryshe nga Kurti, kur bëhet fjalë për drejtësi, kishin vepruar ish-krerët e shtetit, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. Edhe për atë rast, ballinat e mediave ndërkombëtare kishin shkruar, por në formë krejt tjetër, që paraqitej dinjitetshëm mënyra e veprimit të tyre.
Enis Rrustemi, Periskopi
Gjashtë vjet më parë, më 19 korrik 2019, Ramush Haradinaj kishte njoftuar për dorëheqjen e tij nga pozita e kryeministrit për arsye se kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë.
Ai kishte deklaruar se “nderi i postit të kryeministrit duhet të ruhet dhe se ai do të paraqitet në Hagë për intervistim”.
“Ramush Haradinaj pranon të paraqitet në hetimin e krimeve të luftës në Serbi, POR JO SI LIDER”
Në këtë formë paraqitej ish-kryeministri Haradinaj nëpër ballinat e mediave më prestigjioze në botë, kur ai po përballej me drejtësinë.
Njëjtë sikurse Haradinaj, ka pasur rastin ish-Presidenti Hashim Thaçi.
Më 5 nëntor, 2020, Presidenti Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e tij, për t’u ballafaquar me akuzat për krime lufte.
Në të njëjtën mënyrë, mediat ndërkombëtare shkruanin për Thaçin, ashtu sikurse për Haradinajn.
Ky është njëri ndër rastet ku dallohen kryeministri aktual, Albin Kurti dhe ish-Presidenti Thaçi e ish-kryeministri Haradinaj.
Ndryshe, kryeministri Kurti para pak muajsh kishte thënë se nuk do të shkojë për të dëshmuar në Prokurori, sepse siç pretendonte ai, ky është qëllimi i opozitës që pasi të shkonte ai do të bëhej lajm nëpër mediat ndërkombëtare.
Por, pavarësisht se nuk shkoi për të dëshmuar rreth asaj që dyshohet për rastin e rezervave shtetërore, Kurti u bë lajm nëpër ballinat e mediave ndërkombëtare – duke i lënë një imazh të keq vendit tonë.
/Periskopi/