Hyseni: Çka ka Kurti qe nuk shkon në prokurori, çka është ky trajtim special që ky po e kërkon?

Zyrtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka reaguar pas mosparaqitje së Kryeministrit Kurti në Prokurori.
Hyseni pyet “Çka ka Kurti qe nuk shkon n’prokurori?! Çka është ky trajtim special që ky po e kërkon? ”
“Republika nuk gjykohet. Sovrani popull nuk gjykohet. Sovrani. Figura e sovranit është rruga e popullistit për t’u bërë sundimtar. Sovrani është garantues i një rendi, por vetë ai është jashtë kornizës se tij. Barazia para ligjit s’ka kuptim me u zbatu për të sepse ai është vetë mundësia për të pasur ligj. Sikur ai derri që është më i barabartë se tjerët. Kështu shpjegohet edhe beteja e Kurtit me sistemin e drejtësisë” shkruan Hyseni në Facebook.
Reagimi i plotë:
Çka ka Kurti qe nuk shkon n’prokurori?! Çka është ky trajtim special që ky po e kërkon?
Republika nuk gjykohet….
Posted by Zgjim Hyseni on Tuesday, March 4, 2025