KQZ miraton regjistrimin e 3 koalicioneve për zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri

KQZ miraton regjistrimin e 3 koalicioneve për zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi ditën e sotme regjistrimin e 3 koalicioneve për zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri.

Bëhet fjalë për koalicionet:

Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore

Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj

Djathtas për Zhvillim

Kujtojmë se Partia Demokratike ka bërë aleancë me 25 parti të tjera, mes tyre edhe Partia e Lirisë së Ilir Metës.

Ndërsa koalicioni Djathtas për Zhvillim përbëhet nga bashkimi i LZHK-së së Dashamir Shehit me Djathtas 1912 të Enkelejd Alibeajt.

Nisma thurje dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet do të garojnë së bashku më 11 Maj. Ndërsa Partia Socialiste do të garojë edhe këto zgjedhje e vetme./tvklan.al

Shpërndaje në: