Parandalohet kontrabanda me dru në rajonin e Nishevcit, ndalohen dy persona

Një rast i kontrabandës me dru është parandaluar në rajonin e fshatit Nishevc të Prishtinës.
Policia bën të ditur se ka arritur t’i identifikojë dhe t’i ndalojë dy të dyshuar që dyshohet që kanë bërë bartje të lëndës drunore nga territori i Serbisë për në territorin e Republikës së Kosovës
“Policia kufitare gjatë realizimit të detyrave që lidhen me punën e tyre në brezin kufitar mes Serbisë dhe Republikës së Kosovës, në rajonin e fshatit Nishevc të Prishtinës, ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, gjegjësisht të druve.
Policia ka arritur t’i identifikojë dhe t’i ndalojë dy të dyshuar që dyshohet që kanë bërë bartje të lëndës drunore nga territori i Serbisë për në territorin e Republikës së Kosovës. Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim më të është iniciuar rasti nën dyshimin për kryerjen e dy veprave penale ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandë me mallra’. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Dogane e Kosovës dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet”, thuhet në njoftimin e policisë.