Kaos në Kuvendin e Serbisë: Deputetja serbe në gjendje të rëndë shëndetësore pas përleshjeve

Deputetja serbe Jasmina Obradoviq është dërguar në spital, pasi opozita shkaktoi përleshje në parlamentin serb.
Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq tha se deputetja Jasmina Obradoviq, e cila u godit nga një shok bombë, pësoi një goditje në tru dhe po lufton për jetën, raporton RTS.
Pavarësisht zhurmës dhe tymit që ka mbushur sallën e Kuvendit, nënkryetari i parë i qeverisë, Sinisa Mali, ka nisur të shpjegojë propozimin për ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë.