AGK i reagon Kurtit: Ndale këtë gjuhë të përsëritur ndaj mediave

AGK i reagon Kurtit: Ndale këtë gjuhë të përsëritur ndaj mediave

Asoaiciacioni i Gazetarvëve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës së ashpër të kryeministrit Albin Kurti, i cili sot gjatë ditës në Gjilan akuzoi mediat, shkruan Periskopi.

Në një reagim AGK`ja thotë se dënon sulmet e përsëritura të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj mediave.

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar edhe këtë të martë sulmet ndaj mediave.

“Gjykimi im është se Prokuroria është më e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi,” ka deklaruar Kurti në Gjilan. Këtë deklaratë e ka bërë kur është pyetur nga gazetarët për mosparaqitjen e tij si dëshmitar në rastin e Rezervave Shtetërore, intervistë e caktuar për orën 10:00.

AGK-ja e dënon këtë gjuhë të Kryeministrit në detyrë dhe rithekson se një retorikë e tillë është e papranueshme, rrezikon gazetarët dhe mediet, si dhe minon lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë.

Shpërndaje në: