Muharremi: Nëse Kurti s’bashkëpunon me të tjerët, atëherë ose do të shkojë në opozitë, ose në zgjedhje të reja

Muharremi: Nëse Kurti s’bashkëpunon me të tjerët, atëherë ose do të shkojë në opozitë, ose në zgjedhje të reja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot deklaroi se fituesi i zgjedhjeve duhet të formojë Qeverinë e re.

Ndaj kësaj deklarate, analisti Shenoll Muharremi ka thënë se nëse Kurti nuk dëshiron me bashkëpunu me asnjërën parti, gjasat janë që VV-ja të shkojë në opozitë ose në zgjedhje të reja.

Postimi i plotë:

Me qëndrimin më të fundit sot, Albin Kurti, ose (1) Po e dërgon LVV-në në opozitë me vetëdije; ose (2) Po e shtyn Kosovën në zgjedhje të tjera të menjëhershme. Opcion tjetër nuk shihet që ka.

Ai tha sot nga Gjilani: “Nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë… do ta formojmë qeverinë.” Por qeverinë nuk mund ta formojë vetë, të gjithë në LVV janë të vetëdijshëm për këtë.

Me këto rezultate që po shohim, dhe që ka shumë gjasë të konfirmohen, LVV nuk mund të formojë qeverinë vetë, nuk ka aq mandate as me pakicat jo-serbe bashkë.

Nëse ky është rasti dhe ai nuk dëshiron të bashkëpunojë me të tjerët, atëherë ose do të shkojë në opozitë, ose do të shkojë në zgjedhje të reja. Mesiguri kjo e dyta i përshtatet më shumë stilit të tij. Por rezultate ndryshe nga këto nuk shihet se do të kemi as me zgjedhje tjera.

Shpërndaje në: