Kurti injoroi Prokurorinë, Sveçla dhe zyrtarë tjerë të VV’së janë mbledhur në Gjilan për të pritur Kurtin

Në orën kur do të duhej të paraqitej në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rezervat shtetërore, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në një hedhje të një gurthemeli të një çerdheje të re në Gjilan.
Derisa në Prishtinë janë grumbulluar mediat për të pritur nëse Kurti do të zbatojë urdhrin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur në Prokurori, në Gjilan janë mbledhur disa bashkëpartiakë të tij që po e presin liderin e tyre.
Aty është edhe ministrja e Arsimit në detyrë, Arbërie Nagavci, si dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.