Veliaj kërkon kthimin e celularit të sekuestruar, sot shqyrtohet kërkesa e tij

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për kthimin e celularit të sekuestruar gjatë arrestimit të tij në zyrën e Bashkisë.
Përmes avokatëve mbrojtës, Veliaj pretendon se sekuestrimi është kryer në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar rikthimin e pajisjes.
Kërkesa e tij do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Bani, në një seancë që do të zhvillohet sot në GJKKO, në orën 09:00.