Cakolli nga DnV: Ka pasur vonesa të qëllimshme të procesit të numërimit të votave, KQZ duhet të sqarohet

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se KQZ duhet të sqarohet, pasi sipas tij ka pasur vonesa të qëllimshme në procesin e numërimit të votave.
Cakolli përmendi rastet kur për shkak të përplasjeve verbale që kanë pasur vëzhguesit e partive të ndryshme është ndërprerë puna nga 10 deri në 15 minuta.
“Ajo që bie në sy është një përzierje e panevojshëm dhe përzierje e punës. Në disa raste jo vetëm që kanë bërë presion tek komisionerët por edhe me vet praninë e tyre dhe përplasjet verbale që kanë pasur me vëzhguesit e partive të tjera e kanë vonuar procesin duke e bërë që numëruesit ta ndërprejnë punë e tyre. Ka pasur raste kur në një fletëvotim të vetëm janë humbur 10/15 minuta”, tha Cakolli, transmeton Klankosova.tv
Ai ndër të tjerash tha se pret që të mërkurën të përmbyllet pjesën e numërimit jashtë vendit, për t’i hapur rrugën votave të numërimit me kusht dhe atyre me nevoja të veçantë.