Gjergj Dedaj: Prej se ka ardhë Gërvalla-Schwarz në krye të MPJ-së, ky është një grusht shtet

Ish-zëvendësministri dhe ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka deklaruar se diplomacia e Kosovës ka dështuar totalisht me krye Donika Gërvalla – Schwarz.
I ftuar në emisionin “Reel Talk me Maxhunin” në Periskopi, Dedaj ka thënë se “prej se ka ardhë zonja Schëarz në krye të këtij dikasteri, unë e kam pasë thanë në 2021, se ky është një grusht shtet për Kosovën”.
“Së pari ka dështuar diplomacia e Kosovës. Ajo është motori që vë në lëvizje gjithë mekanizmat e shtetit – planin e jashtëm. Ajo e bujqësisë, dihet për çka është. E shëndetësisë, dihet për çka është. Por, politika e jashtme është motori i dinamizimit të jetës së Kosovës në planin e jashtëm, relacionit të Kosovës me botën e jashtme me të gjitha qendrat ndërkombëtare dhe ajo ka dështuar”.
“Ajo është vdekje klinike. Prej se ka ardhë zonja Schwarz në krye të këtij dikasteri, unë e kam pasë thanë në 2021, se ky është një grusht shtet për Kosovën. Fatkeqëissht – Më mirë kish me qenë mos me m’dalë ajo që kam thanë ajo, por 100 për qind ka dalë. Në atë ministri është bo grusht shtet. Asnjë njohje, asnjë anëtarësim, dëmtim i imazhit të Kosovës. Tash nuk na marin seriozisht, kanë filluar deputetë edhe në Bundestagun gjerman, e në Uashington idetë e çmendura “kthejeni Kosovën në Serbi”. Ajo është e pamundshme sepse ne në asnjë kusht dhe asnjë rrethanë nuk do të pranojë populli jonë që të jetojë bashkë me një shtet çfare është Serbia”, tha Dedaj.
Ndiq videon më poshtë: