Mehani i AAK-së: Sami Kurteshi po bën standarde të dyfishta

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka pasur dy përplasje anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, dhe vëzhguesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lavdim Mehani, koordinator i vëzhguesve të AAK-së, akuzoi Kurteshin për standarde të dyfishta.
Ai pretendon se Kurteshi mbrojti vlefshmërinë e një fletëvotimi që nuk ishte i printuar plotësisht, ndërkohë që në një rast të ngjashëm në Deçan, ku bëhej fjalë për një votë të AAK-së, Vetëvendosje kishte kërkuar anulimin e saj dhe kjo ishte pranuar.
”Fjala po bëhet për disa vota që nuk janë printuar në total. Para tri ditësh vëzhguesit e VV-së kanë insistu që një votë e AAK-së shpallet e pavlefshme sepse e ka prerjen. Ajo votë është shpallë e pavlefshme sepse e ka pas atë prerje dhe mandej e kanë fituar (VV) qat standard” – u shpreh Mehani.