Aktorët rezidentë paralajmërojnë grevë nëse s’u plotësohen kërkesat
Rritja e pagave dhe përmbushja e premtimeve të dhëna nga institucionet shtetërore janë kërkesat kryesore.
Këto deklarata janë bërë të hënën në Ditën Botërore të Teatrit, të cilën, pas vendimit unanim të Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës, këta aktorë e shënuan me protestë. Në vend të letrës me mesazhin që çdo vit qarkullon dhe lexohet nëpër teatro anekënd botës, ata lexuan kërkesat e tyre drejtuar Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Qeverisë së Kosovës.
Përderisa në mesditë aktorët zgjodhën këtë formë për të shënuar Ditën Botërore të Teatrit, menaxhmenti i TKK-së iu bashkua botës me ceremoninë që tashmë është traditë. Në mbrëmje, para reprizës së shfaqjes “Shtëpia pa dritare” të Besim Ugzmajlit, u lexua ajo që ka shkruar aktorja franceze Isabelle Huppert, e cila këtë vit ka qenë e nominuar për çmimin “Oscar” në kategorinë e aktores më të mirë për rolin e saj në filmin “Elle” …/Koha.net