Peci kritikon sistemin e drejtësisë, por e “humb” fjalorin e gjuhës shqipe : Dhjetëra gabime në një tekst të shkurtër

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka shkruar sot në lidhje me sistemin e drejtësisë që sipas tij ka futur “veshët në lesh”.
Ai ka filluar ditën me ta, por ka gabuar edhe duke iu uruar “mirëmëngjesi”.
Peci në postimin e tij ka bërë dhjetëra gabime drejtshkrimore, e disa prej tyre janë edhe madhore që nuk do duhej t’i iknin.
Fjalën “mirëmëngjesi” e shkroi “mirmëngjesi”, “personi” i shkroi “përsoni”, fjalën “gjë” e shkroi “që”, “gjyqtar” e shkroi “gjyqëtar” e gjithashtu edhe Ministrinë që e drejton e shkroi gabim.
Ai në dy fjali, emrin “Ministria e Bujqësisë” e shkroi me shkronja të vogla.
Pastaj, gabim e shkroi edhe foljen “kap” të cilës i shtoi një “ë” në fund si dhe mbiemrin “shtetëror” e shkroi “shtetrorë”.
Gabime në drejtshkrim, Peci bëri shumë por me “rëndësi” kreu sulmin e radhës ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Peci sulmon sistemin e drejtësisë: I ka futur “veshët në lesh”