Në vendin e ngjarjes u gjet armë dhe substanca narkotike: Policia jep detaje për vdekjen e vëllait të Unikatilit

Në vendin e ngjarjes u gjet armë dhe substanca narkotike: Policia jep detaje për vdekjen e vëllait të Unikatilit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e Mentor Palokaj, në lagjen Arbëria në Prishtinë, për të cilin u raportua se është vëllai i reperit, Unikatil.

Në njoftim, thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe substanca narkotike.

Njoftimi:

HETIM MBI VDEKJEN&ARMËMBAJTJE PA LEJE&POSEDIM I NARKOTIKËVE

Prishtinë 02.03.2025, 17:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

U gjet pa shenja jete vëllau i Unikatilit, Policia jep detaje

Anëtari i TBA’së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit

Shpërndaje në: