Muharremi publikon rezultatet e fundit: LVV 60.38%, LDK 23.64%, PDK 7.91%

Në Qendrat e Numërimit është duke vazhduar numërimi i votave nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve të 9 shkurtit, raporton Periskopi.
Në përditësimin e fundit të KQZ-së për votat me postë nga diaspora, sipas përllogaritjeve të analistit Shenoll Muharremi, Lëvizja Vetëvendosje ka 60.38%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 23.64%, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) (7.91%.
Ndërsa, koalicioni AAK-NISMA ka 2.95%. Sa i përket pakicave, ato kanë 5.12 për qind të votave.
Postimi i plotë:
Gjenda aktuale: Rezultatet e Integruara të Diasporës
Nga përditësimi më i fundit, gjendja me 3 mars ku deri tani janë numëruar 70% të votave të diasporës (100% të votave nga përfaqësistë diaplomatike dhe 63% të votave me postë) apo 55,470 nga rreth 79,000 vota nga diaspora, kemi rezultatet si në vijim:
Rezultatet me 3 mars 08:00h:
LVV: 33,495 (60.38%)
LDK: 13,112 (23.64%)
PDK: 4,388 (7.91%)
AAK-N: 1,637 (2.95%)
Pakicat/Tjera: 2,838 (5.12%)