U gjet pa shenja jete vëllau i Unikatilit, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një personi në lagjen Dragodan në Prishtinë, për të cilin u raportua se është identifikuar si Mentor Palokaj.
Viktima është vëllai i reperit shqiptar, Viktor Palokaj i njohur si Unikkatil.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti njofton se ai është gjetur i vdekur në një banesë, derisa tashmë kanë nisur hetimet.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.
E rëndë: Raportohet se është gjendur pa shenja jete vëllai i Unikkatilit