Liderët në Samit dakordohen për katër hapa në mbështetje të Ukrainës, Stramer i zbulon

Starmer thotë se çdo marrëveshje e re për të mbështetur Ukrainën duhet të mbështetet nga forca dhe se çdo komb duhet të kontribuojë në mënyrën më të mirë që mundet, duke marrë përgjegjësi dhe duke rritur pjesën e vet.
Kryeministri thotë se liderët në samit ranë dakord për katër hapa të rëndësishëm:
Për të mbajtur rrjedhjen e ndihmave ushtarake në Ukrainë ndërkohë që lufta është në vazhdim dhe për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë
Çdo paqe e qëndrueshme duhet të sigurojë sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës, dhe Ukraina duhet të jetë në tryezë për çdo bisedim paqeje.
Në rast të një marrëveshjeje paqeje, udhëheqësit evropianë do të synojnë të pengojnë çdo pushtim të ardhshëm të Rusisë në Ukrainë
Do të kishte një “koalicion të të gatshëmve” për të mbrojtur Ukrainën dhe për të garantuar paqen në vend.
Starmer shton se ata që janë të gatshëm do të intensifikojnë planifikimin me një urgjencë të vërtetë, përpara se të riafirmojnë angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta mbështetur këtë. “Evropa duhet të bëjë ngritjen e rëndë,” thotë ai.
“Marrëveshja ka nevojë për mbështetjen e SHBA-së, ne pajtohemi me Trump për nevojën urgjente për një paqe të qëndrueshme. Tani ne duhet të japim së bashku”, thekson ai.
Mes shumë bisedimeve, kryeminstri britanik ka nënkuptuar se gjithë kjo situatë ka sjellë një udhëkryq në histori sot për sot. Sipas Starmer, në Samitin e sotëm liderët ranë dakord të takohen përsëri së shpejti në mënyrë që të “mbajnë ritmin pas këtyre veprimeve” dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një plani të përbashkët.
“Ne jemi në një udhëkryq historik sot. Ky nuk është një moment për më shumë biseda , është koha për të vepruar dhe bashkuar rreth një plani të ri për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ai.