Rezultatet e fundit të votave me postë, Muharremi bën llogaritjen: Rritja e LDK-së po frenon rritjen e VV-së

Rezultatet e fundit të votave me postë, Muharremi bën llogaritjen: Rritja e LDK-së po frenon rritjen e VV-së

Sipas Shenoll Muharremit, pas përditësimit të fundit të KQZ-së, rezultatet nuk kanë sjellë ndryshime të mëdha në ndarjen e mandateve.

Ai shkruan se, LVV mbetet me 48 mandate, PDK ka 23-24 mandate, LDK ka 20-21, dhe AAK-Nisma ka 8 mandate.

Muharremi tutje shton se, LDK po arrin suksese të dukshme në diasporë, duke penguar rritjen e LVV-së dhe duke e kërcënuar PDK-në për një mandat të tretë.

Muharremi thekson se rezultatet e publikuara përfshijnë gjithashtu votat e Kosovës dhe ato nga diaspora, të cilat janë shpërndarë proporcionalisht.

E plotë:

Ndikimi i përditësimit të KQZ-së në Mandate

Nga përditësimi i fundit i KQZ-së në 1730h, nuk duket se ka ndyshime në mandatet e partive. LVV ka aktualisht 48 mandate. PDK ka 23-24 mandate. LDK ka 20-21. dhe AAK-Nisma 8 mandate. PDK dhe LDK po luftojnë për një mandat ashpër. Suksesi i LDK në diasporë po frenon rritjen e LVV-së dhe po kërcënon të marr një mandat nga PDK.

Në këtë model janë të integruara votat e Kosovës, të gjitha votat e publikuara të diasporës dhe votat me kusht janë të shpërndara proporcionalisht me rezultatet e Kosovës.

LVV 47.71% (48 Mandate)
PDK 23.56% (23-24 Mandate)
LDK: 20.66% (20-21 Mandate)
AAK-Nisma: 8.07% (8 Mandate)
Pakicat/Tjera: 12.97% (20 Mandate Pakicat)

Shpërndaje në: