Këshilltari i sigurisë së SHBA-së mesazh të qartë për Ukrainën: Kemi nevojë për një udhëheqës që komunikon edhe me rusët

Këshilltari i sigurisë së SHBA-së mesazh të qartë për Ukrainën: Kemi nevojë për një udhëheqës që komunikon edhe me rusët

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i presidentit Donald Trump, Mike Waltz, la të kuptohet SHBA mbështet idenë e një lideri dhe udhëheqje të re në Ukrainë pas përballjes në Zyrën Ovale me presidentin Volodymyr Zelensky.

Ukraina ka nevojë për një udhëheqës që mund të komunikojë me ne, të komunikojë me rusët dhe t’i japë fund kësaj lufte”,  tha Waltz për CNN.

“Dhe nëse bëhet e qartë se motivet personale ose politike të presidentit Zelensky janë të ndryshme nga përfundimi i luftës në këtë vend, atëherë mendoj se ne kemi një problem real në duart tona”, shtoi ai.

Waltz tha se udhëheqësi ukrainas duhet ta bëjë të qartë “publikisht dhe privatisht” se ai është gati të arrijë paqe.

Waltz ofroi gjithashtu një pasqyrë të re për lëshimet e mundshme gjatë negociatave për një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Ajo që po them është se kjo luftë duhet të përfundojë dhe do të kërkojë lëshime në territor. Duhet të ketë lëshime nga Rusia për garancitë e sigurisë. Të gjitha palët duhet të ulen në tryezë dhe ne po punojmë shumë për t’i çuar përpara këto negociata”, tha Waltz.

“Është e qartë që do ketë lëshime territorial për garancitë e sigurisë në vazhdim”, përfundoi Waltz duke iu referuar garancive të sigurisë të udhëhequra nga evropianët.

Kur u pyet për garancitë e sigurisë që SHBA do japë ai tha se ato duhen negociuar./tch

 

Shpërndaje në: