Një person i mitur plagoset aksidentalisht me armën e axhës së tij në Malishevë

Një person është plagosur aksidentalisht me armën e axhës së tij në Pagarushë të Malishevës dje.
Sipas raportit të Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa arma e zjarrit pistolete është konfiskuar nga njësiti policor.
Njoftimi i plotë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Pagarushë, Malishevë 01.03.2025-NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar, i mitur është lënduar aksidentalisht me armën e axhës se tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa arma e zjarrit pistolete është konfiskuar nga njësiti policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.