Njerëzit e Trump e takuan Zelenskyn pas përplasjes në Zyrën Ovale, zbulohet çfarë i thanë pak para se ai të largohej

Njerëzit e Trump e takuan Zelenskyn pas përplasjes në Zyrën Ovale, zbulohet çfarë i thanë pak para se ai të largohej

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Waltz, ka dhënë detaje për prapaskenat pas takimit të tensionuar të djeshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Waltz, ka treguar se është ai dhe të tjerët e kanë këshilluar presidentin Trump se pas takimit me Zelenskyn, nuk kanë parë mënyrë se si të ecin përpara.

Waltz ka thënë se ata kanë qenë të mendimit se çdo bisedim tjetër pas atij takimi do të ‘‘çonte vetëm mbrapa’’.

‘‘Kemi pasur një takim pas asaj shkëmbimi, pas që shtypi u kërkua të largohej. Dhe i dhamë këshilla presidentit, praktikisht unanimisht i dhamë këshilla presidentit, që pas asaj fyerjeje në Zyrën Ovale, ne thjesht nuk e shohim si mund të ecë përpara, që çdo angazhim më tutje do të çonte vetëm mbrapa nga ky moment e tutje. Kështu që këtë shkuam dhe ia thamë presidentit Zelensky dhe ekipit të tij’’, ka deklaruar ai.

Shpërndaje në: