S’po bëhet rehat Milani me trajnerë, Fabregasi favorit kryesor për të zëvëndësuar Conceiçaon

Milani po kalon një formë të dobët në këtë sezon.
Dhe portugezi Conceiçao, rrezikon të shkarkohet nga Milani pak muaj pasi u emërua.
Humbja 2-1 ndaj Bolognës dhe eliminimi nga Liga e Kampionëve, nuk po ju lë shije të mirë drejtuesve të “Rossonerëve” dhe tashmë po mendon që të zëvëndësojnë atë.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Milani ka hedhur te ish-lojtari dhe tashmë trajneri i Comos, Cesc Fabregas.
Fabregas, po kalon një sezon të mirë me Comon të cilët po arrijnë të mbijetojnë në sezonin e parë në Serie A.
Mbetet të shihet se çka do të bëjnë drejtuesit e Milanit rreth kësaj çështje, ku me shumë gjasë mund të humbasë edhe një vend në garat evropiane.