Dyshohet se ka dhunuar dy djem të mitur, policia arreston një person në Rahovec

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të moshës së mitur në Rahovec, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar dy bashkëmoshatar.
Rasti ka ndodhur të enjten në ora 13:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi qe i njëjti ka dhunuar dy viktimat meshkuj, po ashtu të mitur”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.