Trump: Zelensky dëshiron të luftojë, luftojë dhe të luftojë

Presidenti amerikan, Donald Trump, duke folur me gazetarët të premten pas përplasjes së tij me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, u tha gazetarëve se “nuk funksionoi mirë”.
Trump tha se Zelensky do të ishte “i fortë” nëse ai do të nënshkruante marrëveshjen për mineralet e propozuar nga SHBA, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
“Ai po kërkon të vazhdojë dhe të luftojë, të luftojë, të luftojë, ne po kërkojmë t’i japim fund vdekjes”, shtoi Trump.
I pyetur se çfarë duhet të bëjë lideri ukrainas për të rifilluar bisedimet, Trump tha se “duhet të thotë ‘dua të bëj paqe’”.
Ai më pas përsëriti kërcënimin e tij për tërheqjen e mbështetjes amerikane: “Ose do t’i japim fund ose do ta lëmë atë të luftojë”.