Kur mund ta fitojë Liverpooli titullin?

Kur mund ta fitojë Liverpooli titullin?

Liverpooli momentalisht është 13 pikë larg vendit të dytë në krye të tabelës së Premierligës, dhe mund ta sigurojë titullin e kampionit, hiq më larg se më 5 prill.

Nëse Liverpooli fiton tri ndeshjet e radhës ndaj Southamptonit, Evertonit dhe Fulhamit, dhe Arsenali i humb katër ndeshje rresht ndaj Manchester Unitedit, Fulhamit, Chelseat dhe Evertonit, skuadra e Arne Slot mund ta festojë titullin më 5 prill.

Nëse Liverpooli e mban epërsinë prej 13 pikëve në krye të tabelës, atëherë në një rast tjetër mund ta fitojë titullin në ndeshjen ndaj Tottenhamit më 26 prill.

Nëse Arsenali e fiton ndeshjen që e ka më pak se Liverpooli, dhe fiton sa herë që fiton ekipi i Slot, atëherë “Te Kuqtë” mund ta festojnë titullin më 3 maj në “Stamford Bridge”.

Për fund, nëse Liverpooli ka nëntë pikë ose më pak se vendi i dytë, atëherë titullin do ta festojë në “Anfield” ndaj Arsenalit më 10 maj.

Liverpooli s’e ka fituar titullin e kampionit në Premierligë që nga sezoni 2019/20, derisa Arsenali në anën tjetër nuk ka shijuar titull kampioni në elitën e futbollit anglez që nga viti i largët, 2004.

Shpërndaje në: