Krasniqi takon ambasadorin turk, flasin për zhvillimet politike pas zgjedhjeve

Krasniqi takon ambasadorin turk, flasin për zhvillimet politike pas zgjedhjeve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angilin.

Krasniqi tha se me Angilin folën për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 9 shkurti, marrëdhëniet, sipas tij, të shkëlqyera midis dy vendeve dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit.

“Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës dhe për dialogun e hapur që kemi për të ardhmen e vendit tonë”, shkroi Krasniqi.

Shpërndaje në: