Votat në përfaqësitë diplomatike, kështu u renditen kandidatët për kryeministër nga subjektet politike

93.02% e votave të përfaqësive diplomatike janë numëruar deri sot në mëngjes.
Deri më tani kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë 9577 vota.
Kurti pasohet nga ai i PDK-së, Bedri Hamza, i cili nga këto vota mori 897.
Kandidati i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka 871 vota, ndërsa kandidati i koalicionit AAK-Nisma ka 199 vota.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve tashmë është duke u bërë numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësi diplomatike, ndërsa ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi.