Zgjoheni shpesh natën për të urinuar? Ja cili është shkaktari

Zgjoheni shpesh natën për të urinuar? Ja cili është shkaktari

Zgjimi në mes të natës për të shkuar në tualet njihet si problem i quajtur nocturia dhe prek më shumë se gjysmën e personave mbi 50 vjet, transmeton Indeksonline.

Edhe pse kjo mund të duket një problem i parëndësishëm, mjekët paralajmërojnë se mungesa e rezultuar e gjumit mund të çojë në stres, nervozizëm dhe lodhje.

Por, hulumtuesit kanë gjetur se një ndryshim i thjeshtë në dietë mund të zvogëlojë dukshëm problemin.

Një ekip japonez i shkencëtarëve, dje prezantuan në një konferencë të gjeturat pas gjurmimit të 321 vullnetarëve për 3 muaj.

Ata gjetën se duke reduktuar kripën, është zvogëluar numri i atyre që zgjohen natën për të urinuar.

Kur 223 vullnetarëve iu tha që ët shkurtojnë kripën e tyre me 25 përqind, nga 10.7  gram në 8g në ditë, vizita e tyre mesatare në tualet gjatë kohës së natës ra nga një mesatar 2.3 në 1.4 herë.

Në të kundërtën, kur 98 subjekte rriten marrjen e sasisë së kripës nga 9.9 në 11g u gjet se nevoja e tyre për të urinuar është rritur nga 2.3 në 2.7 herë./Indeksonline/

Shpërndaje në: