Përleshje me thika mes të miturve në Drenas, katër prej tyre dërgohen në QKUK

Disa të mitur janë përleshur mes vete të enjten në Drenas.
Policia ka bërë të ditur se katër prej tyre kanë pësuar lëndime, ndërsa gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Tre prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër mbetet në QKUK për trajtim të vazhdueshëm dhe në përkujdesje të policisë. Rasti në procedurë”, thuhet në raportin e Policisë.