27 vjet nga masakra e Likoshanit dhe Qirezit

Sot mbushen 27 vite nga beteja në fshatrat Likoshan dhe Çirez të Drenicës.
Kjo ishte beteja që nisi luftën në Kosovë. Forcat serbe kishin pësuar humbje të mëdha në përballjen me ushtarët e UÇK-në vendi i quajtur “Te tre lisat”.
Si pasoj e kësaj, forcat serbe në shenjë hakmarrje kishin sulmuar këto dy fshatra ku kishin vrarë 24 civilë të pafajshëm.
Më rastin e 27 vjetorit të betejës së Ushtrisë Çlirimtare Kosovës në Likoshan dhe Çirez, Komuna e Drenasit, do të organizojë homazhe në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të fshatrave Likoshan dhe Çirez.
Homazhet do të bëhen sot nga ora 12:00 në varrezat e Dëshmorëve në Likoshan.