AGK me telegram ngushëllimi për vdekjen e fotoreporterit Alban Bujari

AGK me telegram ngushëllimi për vdekjen e fotoreporterit Alban Bujari

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një telegram ngushëllimi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta pas lajmit për ndarjen nga jeta të fotoreporterit, Alban Bujari, shkruan Periskopi.

Në këtë telegram ngushëllimi theksohet se kontributi i tij i vlefshëm në luftën e Kosovës të cilën e e dokumentoi për botën mbi realitetin e luftës dhe krizës humanitare në Kosovë.

“Bujari ishte një ndër emrat më të shquar të fotoreportazhit në Kosovë, i cili e dokumentoi luftën e viteve 1997-1999. Përkushtimi dhe guximi i tij në dokumentimin që nga mediat vendore e deri tek ato më prestigjioze ndërkombëtare si Agjencia Evropiane e Shtypit (EPA), “The Guardian”, “El Pais”, “The Independent”, “Zeitung” e të tjera, u bënë dëshmi për botën mbi realitetin e luftës dhe krizës humanitare në Kosovë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

E plotë:

Vdes Alban Bujari, fotoreporteri që solli kujtimet e luftës përmes fotografive

Shpërndaje në: