KQZ: Nis numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në përfaqësitë diplomatike, shkruan Periskopi.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi i cili tha se po vazhdon numërimi i fundit i vendvotimeve nga përfaqëqsit diplomatike si dhe ka njoftuar se ka filluar numërimi i fletëvotimeve përmes postës.
“Mund t’iu konfirmoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe tani kemi filluar edhe numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës.”, ka thënë Elezi.