Deklaratat për SPAK, Rama: Qëllimi im është ‘Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim sa i takon qëndrimit të tij ndaj SPAK.
“Ekspertët e sistemit të drejtësisë vlerësojnë se sulmet e rejat të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK dhe Gjykatës së Posaçme kanë si qëllim që të minojnë besimin e qytetarëve të sistemit si dhe ta vendosin atë nën presion”, shkruan Rama.
Kryeministri thekson se qëllimi i tij është i shpallur teksa qëndron në atë që ka përmendur shpesh ditët e fundit, një ‘Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030’.
“Kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) ose është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj një daullexhi i paguar.
Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj një daullexhi i paguar… Zakonisht këtej nga anët tona janë këta dy të fundit. Ndërsa qëllimi im është i shpallur: Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030”, shkruan Rama.