Arrestimi i kryeinspektorit ilegal të Kurtit, deklarohet avokati: Hekuran Nikçi po hetohet pa prova konkrete

Arianit Koci, avokat i Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçit, e ka cilësuar si të pabzuar dhe të panevojshëm arrestimin e Nikçit.
Koci ka thënë se drejtësia duhet të mbetet e pavaruar dhe e paanshme, duke aluduar kështu se arrestimi i Nikçit nuk është i drejtë.
Ai ka thënë se kjo është çështje e interpretimit juridik të veprimeve ligjore të palëve në një kontest administrativ.
“Si avokat i z. Hekuran Nikçi, shpreh shqetësimin tim për ndalimin e tij dhe mënyrën e trajtimit të kësaj çështjeje. Ky ndalim është i panevojshëm dhe i pabazuar. Z. Nikçi po hetohet pa prova konkrete për përgjegjësinë e tij penale, ndërsa mënyra se si po zhvillohet ky proces nuk i ngjan një hetimi të drejtë dhe ligjor. Për më tepër, kjo është çështje e interpretimit juridik të veprimeve ligjore të palëve në një kontest administrativ. Drejtësia duhet të mbetet e pavarur dhe e paanshme, pa u ndikuar nga faktorë politikë apo interesa të tjera. Do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur të drejtat e z. Nikçi dhe për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent”, thuhet në reagimin e Kocit.
Nikçi është ndaluar për 48-orë me urdhër të Prokurorisë në Prishtinë.
Ai dyshohet për tri vepra penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës dhe Përdorimi i paautorizuar të pasurisë.
Prokuroria interviston dhe ndalon për 48 orë kryeinspektorin ilegal të Kurtit, Hekuran Nikçi