“BE nuk u formua për të shkatërruar askënd”, Tusk i përgjigjet deklaratve të Trump

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, iu përgjigj presidentit amerikan, Donald Trump për deklaratën se Bashkimi Evropian u krijua për të shkatërruar amerikanët.
BE-ja nuk u krijua për të “shkatërruar askënd”, tha kryeministri polak të enjten në përgjigje të deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump që synojnë bllokun 27-anëtarësh.
“BE-ja nuk u krijua për të shkatërruar askënd. Krejt e kundërta,” shkroi Donald Tusk në X. “Ajo u formua për të ruajtur paqen, për të ndërtuar respektin midis kombeve tona, për të krijuar tregti të lirë dhe të ndershme dhe për të forcuar miqësinë tonë transatlantike”,-tha Tuskt.
Trump të mërkurën kritikoi BE-në, duke u zotuar se do të zbatojë tarifat 25% “në përgjithësi” mbi eksportet e saj “shumë shpejt”, raporton euronews.
Trump tha se: “BE-ja u formua me qëllim që të shkatërroj Shtetet e Bashkuara. Ky është qëllimi i saj dhe ata e kanë bërë një punë të mirë. Por tani unë jam president.”