Maliqi: Vuçiq ka marrë zemër nga gjuha e Trump kundër USAID-it

Maliqi: Vuçiq ka marrë zemër nga gjuha e Trump kundër USAID-it

Politologu Agon Maliqi ka komentuar veprim e autoriteteve serbe ndaj disa ndaj OJQ-ve që kanë pasur lidhje me fondet e USAID.

Ai ka bërë me dije se këto veprime të policisë serbe janë me urdhër të presidenti Aleksader Vuçiq.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se presidenti serb ka marrë zemër nga gjuha e Trump kundër USAID.

“Ka marrë zemër Vuçiqi nga gjuha e Trump kundër USAID dhe ju ka hy me polici OJQ-ve që ia kanë dokumentu vjedhjen e zgjedhjeve në Beograd, me pretekstin e “abuzimeve me fonde të USAID”, si përpjekje për me i delegjitimu si agjentë të huaj në mesin e valës së protestave. Parodi e madhe sepse edhe atje, sikurse te ne, përfituesit bindshëm më të mëdhenj të USAID kanë qenë vetë qeveria. Madje edhe prokurorja e rastit full me trajnime prej USAID. Po i fshijnë tash krejt gjurmët e USAID nga faqet qeveritare. Shembull se si me sherif të ri ndryshon muzika dhe se si funksionon hegjemonia. M’u kujtu me këtë rast fakti se Kosovë në vitet 80 në mos gaboj kanë qenë rreth 120,000 anëtarë të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë. Priti pas 10-20 vitesh njerëzit duke i mohu krejt punët që janë duke i bërë sot”, ka shkruar Maliqi.

Shpërndaje në: