MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar procedurat për stadiumin e Gjilanit, Pejës e Mitrovicës

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar procedurat për stadiumin e Gjilanit, Pejës e Mitrovicës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka dal me një sqarim pas raportimeve në media se kjo ministri ka anuluar tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës e Mitrovicës.

Në një njoftim, MKRS thotë se nuk janë anuluar procedurat për këto tri stadiume, por janë në fazën e vlerësimit si procedura të rregullta.

” Po ashtu, sqarojmë se asnjë kontratë ekzistuese nuk është anuluar”, thuhet në njoftimin e MKRS.

 

Njoftimi i plotë:

Lidhur me raportimet e fundit të mediave për anulimin e procedurave për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit, sqarojmë se ato nuk janë anuluar.
Sa i përket stadiumeve në Gjilan dhe Pejë, proceset janë në fazën e vlerësimit si procedura të rregullta dhe MKRS do të dalë me rezultate në ditët në vijim. Po ashtu, sqarojmë se asnjë kontratë ekzistuese nuk është anuluar.

Shpërndaje në: