Çitaku: Nuk shohim asnjë mundësi që të qeverisim me VV-në, as me kushtin që Hamza të jetë kryeministër

Çitaku: Nuk shohim asnjë mundësi që të qeverisim me VV-në, as me kushtin që Hamza të jetë kryeministër

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitkau, ka bërë me dije se bashkëpunimi me partinë në pushtet nuk është i mundur.

Çitaku ka thënë se me partinë në pushtet kanë diferenca të mëdha.

“Nuk është ky një refuzim kryeneç, sepse kemi vendosur ashtu. Thjeshte jemi shumë të ndryshëm dhe nuk shohim asnjë mundësi që të bashkëqeverisim me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ajo.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk është e mundur edhe sikur LVV-ja të ia jep PDK-së postin e kryeministrit.

“Nuk shohim asnjë mundësi, as edhe me kushtin që z. Hamza të jetë kryeministër që të bashkëqeverisim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk po them diçka të re, këtë e ka bërë shumë të qartë edhe vet kandidati për kryeministër, z. Hamza dhe kryetari i partisë”, është shprehur Çitaki për Nacionalen.

Shpërndaje në: