Më në fund, votohet projekt buxheti i komunës së Gjilanit

Më në fund, sot është votuar projekt buxheti i komunës së Gjilanit për vitin 2025.
Projektbuxheti u votua pas debateve të ashpra mes pozitës dhe opozitës, ku në fund u inkorporuan edhe ndryshimet-propozimet nga këshilltarët komunalë, njofton Klankosova.tv.
Votimi i projektbuxhetit në fund u përcoll me duartrokitje, pasi në rast se do të dështonte që i njëjti të miratohej deri nesër, komuna e Gjilanit do të rrezikonte të shkonte në zgjedhje për asamble komunale.