Musliu: KQZ dhe diplomacia jonë u vunë në shërbim të votave për VV-në

Musliu: KQZ dhe diplomacia jonë u vunë në shërbim të votave për VV-në

Derisa numërimi i votave të diasporës është duke vazhduar, Ganimete Musliu nga PDK-ja ka reaguar duke akuzuar se Komisoni Qendror i Zgjedhjeve dhe diplomacia kosovare ka janë vënë në shërbim të Vetëvendosjes.

“Se ankesat e mërgimtarëve që KQZ po i pengon të regjistrohen si votues nëpër misionet tona diplomatike jashtë vendit paskan qenë të vërteta.

Se misionet tona jashtë vendit janë të mbushura me militantë partiak, të cilët të vetmen detyrë e kanë sigurimin e votave për Albinin dhe Donikën.

Se shteti, në të gjitha hallkat e tij, është i kapur”, shkroi Musliu.

 

Postimi i plotë:

KQZ dhe diplomacia jonë u vunë në shërbim të votave për VV-në.
Tani po bëhët e qartë:
Se ankesat e mërgimtarëve që KQZ po i pengon të regjistrohen si votues nëpër misionet tona diplomatike jashtë vendit paskan qenë të vërteta.
Se misionet tona jashtë vendit janë të mbushura me militantë partiak, të cilët të vetmen detyrë e kanë sigurimin e votave për Albinin dhe Donikën.
Se shteti, në të gjitha hallkat e tij, është i kapur.
Se jemi në prag të instalimit të një diktature.
Diaspora jonë nuk është e Albin Kurtit, por mundësitë më të mira po ju ofrohen atyre që po bërtasin “ Albin baba” dhe kjo çështje duhet ndjekur nga institucionet përgjegjëse.

Shpërndaje në: