Delegacioni rus arrin në Stamboll për takim me zyrtarët amerikanë

Delegacioni rus arrin në Stamboll për takim me zyrtarët amerikanë

Delegacioni rus ka mbërritur në Stamboll për bisedime me zyrtarë amerikanë.

Dialogu ka për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi punën e ambasadave të tyre në Uashington DC dhe Moskë, raporton BBC.

Ky takim në Turqi mes delegacionit amerikan dhe atij rus pasohet nga ai në Arabinë Saudite javën e kaluar që shënoi një ndryshim të jashtëzakonshëm në politikën e jashtme të SHBA-së nën presidentin Donald Trump dhe një largim të qartë nga përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të izoluar Rusinë për luftën e saj në Ukrainë.

Po ashtu, takimi në Stamboll vjen pasi ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha gjithashtu se Turqia do të luante “rol të rëndësishëm” në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në vitin 2022, Turqia ka kërkuar të luajë një rol ndërmjetësues dhe ka mbajtur lidhje të ngushta me Ukrainën dhe Rusinë.

Shpërndaje në: