Donald Trump trondit Evropën, pritet t’ua vendosë një taksë të frikshme

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka thënë se ai po planifikon të godasë mallrat e prodhuara në Bashkimin Evropian me tarifa prej 25%, duke pretenduar se blloku u krijua për të “dëmtuar Shtetet e Bashkuara”.
“Do ta shpallim shumë shpejt“, u tha ai gazetarëve në një paraqitje me anëtarët e kabinetit të tij, raporton BBC.
“Do të jetë 25% në përgjithësi dhe kjo do të jetë për veturat dhe të gjitha gjërat e tjera“, ka thënë tutje ai.
Bashkimi Evropian tha se do të reagojë “në mënyrë të vendosur dhe menjëherë kundër tarifave të pajustifikuara“.
Trump e bëri të qartë të mërkurën se tregtia me Evropën mbeti gjithashtu prioritet, duke përsëritur kritikat e tij ndaj politikave të disfavorshme evropiane, të cilat ai tha se i vendosin eksportuesit amerikanë të produkteve ushqimore dhe veturave.
“Bashkimi Evropian u formua për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara – ky është qëllimi i tyre dhe ata ia kanë arritur qëllimet”, tha ai. “Por, tash jam unë president”.
BE-ja hodhi poshtë pretendimet e presidentit, duke thënë se krijimi i një tregu rajonal e kishte bërë më të lehtë të bërit biznes në Evropë për firmat amerikane.
“Përkundrazi, (BE) ka qenë ndihmë për Shtetet e Bashkuara”, deklaroi një zëdhënës i komisionit evropian.
“Ne jemi gati të bashkëpunojmë nëse luani sipas rregullave. Por ne gjithashtu do të mbrojmë konsumatorët dhe bizneset tona në çdo hap. Ata presin jo më pak nga ne”.