Vinicius: Shpresojë të bëjë histori me Real Madridin

Vinicius Junior ishte kapiten i Real Madridit për herë të parë në fitoren 1-0 kundër Real Sociedad në Real Arena.
Braziliani e shijoi momentin special dhe hodhi poshtë zërat që e lidhnin me një lëvizje në Arabinë Saudite.
Ndeshja shënoi paraqitjen e tij të 299-të për Real Madridin, një moment historik që ai kurrë nuk e priste ta arrinte kaq shpejt.
“Të jesh kaq i ri dhe të kem luajtur kaq shumë ndeshje është diçka që as nuk e kam imagjinuar apo ëndërruar.Së shpejti do të arrij ndeshjen e 300’të, por dua më shumë – dua të arrij në 400 dhe 500. Shpresoj të bëj histori në këtë klub”, tha Vinicius.