Haradinaj: Deputetët e rinj duhet të kërkojnë llogari nga Gjykata Speciale

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kërkuar nga deputetë e legjislaturës së re që të kërkojnë llogari nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se ata duhet të krijojnë një mekanizëm monitorues për ta mbikëqyrur punën e kësaj gjykate.
Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ai ka thënë se duhet të amendamentohet ligji për Gjykatën Speciale.
“Të gjithë deputetët nuk kanë bërë asgjë në raport me Gjykatën Speciale. Deputetët e rinj të parlamentit së pari duhet t’i kërkojnë llogari për drejtësi, të bëjnë grupin monitories dhe të fusin amandamentim të ligjit që të ndiqen të gjitha krimet jo gjykatë selective. Unë i ftoj deputetët që krahas nënshkrimit për deputetë të kenë edhe betimin për riorganizimin, monitorimin dhe kërkimin e përgjegjësisë dhe raportimin në këtë parlament nga ajo gjykatë”, ka thënë Haradinaj.