”Edhe unë doja të arratisesha” – Egla Ceno komenton “ikjen” e Gjestit nga shtëpia e BBV

Së fundmi, rrjeti po zien nga lajmi se Gjesti ka kaluar muret e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Në lidhje me këtë ngjarje, Egla Ceno ka reaguar me një koment thumbues:
“Vitin e kaluar doja të bëja të njëjtën gjë, por pasi kuptova – sepse mendja është për të kuptuar – që po të kaloja murin do të bija sërish në rrethinat e ‘Top Channel’-it, hoqa dorë nga ideja. Doja thjesht të arratisesha nga ai realitet. Kështu që e ndiej Gjestin, e kuptoj dëshirën e tij për t’u arratisur, sigurisht nuk kuptoj budallallëkun e tij për të mos kuptuar që ra prapë në ‘Top Channel’!”
Komenti i Eglës ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjet, duke ndezur sërish debatin mbi ndikimin dhe realitetin e formatit.