Haradinaj pas takimit me ambasadorin e Suedisë: E domosdoshme heqja e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës

Haradinaj pas takimit me ambasadorin e Suedisë: E domosdoshme heqja e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet në vend, forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Në takim me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund, zhvilluam një diskutim të frytshëm mbi zhvillimet politike në vend, forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Suedisë, si dhe mbi zgjedhjet e 9 shkurtit dhe menaxhimin e këtij procesi deri në certifikimin e rezultatit zgjedhor.”

Haradinaj ka thënë se e ka falënderuar ambasadorin Westerlund për ndihmën e vazhdueshme të Suedisë ndaj Kosovës.

“Ambasadorin Westerlund e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit. Gjatë takimit ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik. Për Aleancën, ky është objektivi kryesor strategjik, një rrugëtim që duhet të kulmojë me anëtarësimin e Kosovës direkt në NATO dhe BE.”

Shpërndaje në: