Gjyqi për vrasjen e boksierit kosovar, dalin pamjet kur një nga të plagosurit rrëzohet në rrugë

Gjyqi për vrasjen e boksierit kosovar, dalin pamjet kur një nga të plagosurit rrëzohet në rrugë

Kanë dalë pamje të reja nga ngjarja që ka ndodhur sot në Bielefeld të Gjermanisë, ku edhe po mbahej gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.

Në këtë video të publikuar në “X” shihet kur një prej personave të plagosur rrëzohet në mes të rrugës, ndërkohë më pas i njejti merret nga ndihma e shpejtë.

Siç kanë raportuar mediat gjermane, bëhet fjalë për tre persona të plagosur në Bielefeld e që dyshohet se janë familjarë të personit të dyshuar për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.

Lidhur me rastin, një person si i dyshuar është arrestuar.

I akuzuari Akkurt u arrestua në qershor të vitit të kaluar në Bruksel. Dyshohet se së bashku me Aymand Daëoud Kirit (33), që është në arrati, e vranë Nimanin në Bielefeld. Ata kishin shkrepur 16 plumba në drejtim të boksierit kosovar që vdiq në vendin e ngjarjes.

VIDEO

Shpërndaje në: