Drenica e fortë si “guri”, me 10 lojtarë e eliminon Ferizajn nga Kupa e Kosovës

Drenica e fortë si “guri”, me 10 lojtarë e eliminon Ferizajn nga Kupa e Kosovës

Skuadra e Drenicës ka mposhtur Ferizajn në ndeshjen e sotme çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Drenica ka mposhtur Ferizajn me rezultatin minimal 1-0, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar, Mohamed Fofana në minutën e 14’të.Drenica luajti me 10 lojtarë nga minuta e 59’të, pasi Auron Hamiti u ndëshkua me të kuq.

Kujtojmë se Drenica garon në Ligën e Parë të Kosovës./GazetaBlic Sport/

Shpërndaje në: