Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për kanosje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale të kanosjes.
Në faqen zyrtare të policisë në Facebook, janë publikuar fotografitë e të dyshuarit, ku kërkohet informacion për të mundësuar kapjen e tij.
Autoritetet iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në hetim.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje veprën kanosje.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, shkruhet në postim.


